Lirohet Ronaldinjo! Zbulohet shuma marramendëse që pagoi për të dalë nga burgu

08/04/2020 10:53

Janë liruar nga burgu dhe po qëndrojnë në arrest shtëpie në një banesë në kryeqytetin e Paraguajit, Asunsion, ylli i futbollit botëror Ronaldinjo dhe vëllai i tij.

Ish-ylli i Barcelonës së bashku me vëllain e tij, Roberto de Asis kanë paguar 1.470 milionë euro me kusht që të qëndrojnë jashtë burgut dhe të ndjekin procesin penal.

Ronaldinjo dhe vëllai i tij qëndruan në burg për 33 ditë me radhë. Ata u arrestuan pasi iu konfiskuan pasaporta të falsifikuara, ndërsa autoritetet paraguajane po hetojnë për pastrim parash. Ronaldinjos iu sekuestruan të gjitha asetet pasurore dhe pasaporta në Brazil, pasi kishte kryer evazion fiskal.

Çështja e Ronaldinjos mund të zgjasë më shumë nga sa pritej, pasi shkak është bërë pandemia Covid-19. Ish-futbollisti dhe vëllai i tij do të mbahen në dhoma të veçanta hotelesh, derisa të marrin fund problemet e tyre gjyqësore.

Top Channel