Kur hapen kufijtë? Përgjigjet Rama: Kush është atdhetar sot mbron popullin…

08/04/2020 20:57

Edhe një herë tjetër, kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se kufijtë nuk do të hapen deri në përmirësimin e situatës më Covid-19.

Me anë të një komunikimi të drejtpërdrejtë në “Facebook” me qytetarët kryeministri theksoi se se kufijtë nuk hapen për momentin, pasi nëse do të ndodhte kjo, infeksioni mund të përhapet më lehtë.

“Doganat nuk hapen. Kjo nuk është çështje patriotësh apo atdhetarësh, apo dëshire, kush është sot patriot sot mbron popullin, komunitetin, familjen dhe veten, që të mos bëhet nesër një armik duke transportuar bombat nga rruga në shtëpi”. tha Rama.

“Sa më shumë plotësojmë masat, aq më mirë do jetë për të gjithë ne. Në këtë kohë që jetojmë mund të vdesim vetëm nga budallëku, vetëm nga bashkëpunimi me armikun. Jam sot për të mbrojtur jetën e gjithësekujt. Nuk ka luftë, nuk ka luftë pa plagë. Të gjithë kanë më shumë halle sot se çfarë kishin dje, por duhet kujdes, kujdes”, deklaroi më pas Rama.

Top Channel