Anija transportuese e konteinerëve MILANO BRIDGE gjatë një hyrjeje kaotike dje në terminalin Porti i ri Busan, në Korenë e Jugut, përplasi vinçin 85 të kalatës 6, e duke avancuar më tej nën drejtimin e pilotit të saj përplasi transportuesen tjetër SEASPAN GANGES, dhe më pas vinçat e kalatës 7, 81 e 84.

Vinçi 85 u shemb, kurse vinçat 81 e 84 dolën nga shinat. Operatori i vinçit 85 u plagos.

Transportuesja SEASPAN GANGES nuk u dëmtua rëndë. Transportuesja jashtë kontrolli MILANO BRIDGE deri sot në mëngjes nuk ishte ankoruar ende, prej mbetjeve të vinçave të shembur në trupin e saj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel