Beteja për reduktimin e pagave të futbollistëve në Serie A është ende e hapur; një ditë më parë Lega Calcio bëri një propozim për uljen e pagave me 33% që u pranua në mënyrë unanime nga të gjithë klubet përveç Juventusit që kishte gjetur akord të brendshëm me lojtarët, por Shoqata e Futbollistëve e ka kundërshtuar këtë masë.

Gjithsesi do t’i takojë drejtuesve të Legës që të gjejë gjuhën e përbashkët me AIC, ndërkohë që kanë filluar të bëhen llogaritjet se sa do të kursejnë klubet pas reduktimit të pagave.

Me Juventusin të përjashtuar nga kjo masë, klubi që përfiton më shumë nga kjo masë është Interi, ku niveli i kursimit shkon nga 22 milionë Euro nëse do të mbyllet kampionati në 44 milionë Euro nëse Serie A do të përfundojë para kohe, me zikaltrit që është skuadra e dytë e Serisë A me pagat më të larta. Nivel i lartë kursimesh parashikohet edhe për Napolin, Romën e Milanin që kanë shpenzime për pagash prej 100 milionë Euro bruto që do të thotë këto klube do të kursenin nga mbi 17 milionë në mbi 33 milionë euro.

Kursime me mbi 10 milionë Euro do të kenë edhe Lazio, Bologna, Cagliari, Fiorentina, Torino, Genoa e Sassuolo, ndërsa Sampdoria, Atalanta e skuadrat e tjera do të kursejnë më pak se 10 milionë Euro. Skuadra që do të sigurojë nivelin më të ulët të kursimit është ajo që gjendet edhe më vendin e fundit në klasifikimin e kampionatit, Brescia kursim që varjon nga 5 milionë nëse nuk do të mbyllet sezoni, e 2.5 milionë nëse mbyllet

Top Channel