Rekordi i zi i Francës, 833 të vdekur nga Covid-19 brenda 24 orëve

07/04/2020 06:06

Vazhdon rritja e numrit të viktimave në botë nga koronavirusi. Franca regjistroi numrin më të lartë të viktimave gjatë 24 orëve.

Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar plot 833 viktima, shifra më e lartë e viktimave qëkur virusi nisi të përhapet në Francë.

Numri total i të vdekurve ka shkuar në 8911 persona, ndërsa të infektuar me Covid-19 janë zyrtarisht 98 mijë e 10 persona. “Ne akoma nuk e kemi arritur pikën kulmore”- paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Oliver Veran.

Top Channel