743 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Spanjë në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë, një shifër në rritje me 100 persona krahasuar me atë të ditës së kaluar prej 637 viktimave, transmeton BBC.

Bilanci është rritur në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 13,798.

Me një fije shpresë, pasi katër ditët e fundit ishin shifra në zbritje, një tjetër goditje vjen për Spanjën, vendi i dytë pas Italisë me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.

Më shumë se 140.500 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Spanjë, numri më i lartë në botë pas SH.B.A.

Top Channel