Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, ka njoftuar se do të mbajë një koncert kundër pandemisë së koronavirusit, që do të mbahet dhe do të transmetohet në të gjithë botën, më 18 prill.

Njoftimi u dha në një konferencë shtypi virtuale, organizuar nga organizata botërore e shëndetësisë, në të cilën mori pjesë vetë këngëtarja.

“Për mua është një nder të ndihmoj me këtë event të jashtëzakonshëm që do të mbahet më 18 prill, në një kohë kur ne kemi nevojë të tregojmë historitë tona dhe të nderojmë punonjësit e shëndetësisë dhe gjestet e tyre heroike. Ne do të jemi në rrjete të ndryshme. Kjo pandemi globale, është një katastrofë”.

Koncerti do të titullohet: Një botë: së bashku në shtëpi. Performancat online, konsiderohen si një transmetim global në mbështetje të punonjësve të shëndetësisë dhe OBSH. Në koncert do të ketë edhe emra të tjerë të njohur si Andrea Bocelli, Chris Martin, David Beckham, Elton John, John Legend, Keith Urban, Lang Lang, Paul McCartney, Priyanka Chopra Jonas, Shah Rukh Khan dhe Stevie Wonder.

Top Channel