Kina së fundmi ka raportuar 32 raste të reja me Covid-19, ku të gjitha rastet janë të importuara, por nuk ka asnjë të vdekur gjatë 24 orëve.

Referuar agjensisë së lajmeve AFP kjo është hera e parë që Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka raportuar për 0 vdekje që kur nisi përhapja masive e virusit në janar.

Në Kinë deri tani numërohen 81 mijë e 740 persona zyrtarisht të infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 3 mijë e 300 viktima.

Top Channel