Japonia shpall gjendjen e emergjencës pa bllokadë, koronavirusi nxit qeverinë të nisë paketën financiare të ndihmës $1 mld

07/04/2020 15:42

Japonia ka shpallur gjendjen e emergjencës në Tokio pas përshkallëzimit të gjendjes së infektimve në te gjashtë rajonet.

Kryeministri Shinzo Abe tha se masat do të njoftohen sot në detaje mes të cilave përfshihet distancimi social, por nuk do të ketë bllokada të plota si ato të vendosura në Evropë.

Abe shtoi se qeveria po përpgatit paketën stimuluese për ekonominë në vlerën 1 miliardë dollarë, ku përfshihen dhe para në dorë për familjet.
Japonia është një nga vendet e para jashtë Kinës të prekuara nga epidemia e koronavirusit por kishte raportuar vetëm pak infektime e vdekje deri disa ditë më parë.

Abe tha se ekspertët e task force-s qeveritare e kanë shtyrë të shpallë gjendjen e jashtë zakonshme për rajonet Tokyo, atë fqinjë Chiba, Kanagawa e Saitama, qendrën perëndimore të Osaka e Hyogo, dhe rajonin jugperëndimor Fukuoka.

Tokyo është më e goditur nga rritje e infektimeve dhe spitalet nuk po përballojnë pacientët e ditëvetë fundit.
Ministria e shnëdetësisë ka konfirmuar 3,654 raste me koronavirus, duke përfshirë 84 vdekje.

Masat përfshijnë mbylljen e bizneseve që tërheqin numra të mëdhenj njerëzish si kinematë teatrot e qendrat tregtare. Dyqanet dhe transporti publik do të vijojnë të mbeten hapur ndërsa për shkelësit e masave nuk ka penalizime.

FOTO GALERI
1/5
Kryeministri Shinzo Abe tha se masat do të njoftohen sot në detaje mes të cilave përfshihet distancimi social, por jo bllokada të plota si ato në Evropë.

Top Channel