HRW: Afganistani të gjykojë për krime lufte liderin e grupit të lidhur me IS-in

07/04/2020 12:04

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i bëri thirrje Qeverisë së Afganistanit, të ngrisë akuzat për krime lufte ndaj një liderit të grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik në Khorasan.

Në një deklaratë, organizata thotë se Afganistani duhet të ofrojë gjykim të drejt në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut për Aslam Farooqi, i cili u arrestua dy ditë më herët në provincën e Kandaharit.

Farooqi, emri i vërtetë i të cilit është Abdullah Orakzai, u bë lider i grupit në korrik të vitit 2019.

Ky grup ka marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh në Afghanistan që kanë lënë të vrarë shumë civilë.

HRW thotë se arrestimi i tij, është një mundësi për autoritetet e Afganistanit të tregojnë që kanë kapacitete për të siguruar gjykim të drejt për krime të luftës dhe mizori të tjera.

“Afganistani ka një shifër të dobët të sjelljes para drejtësisë të individëve që kanë abuzuar me të drejtat e njeriut dhe janë përfshirë në krime lufte”, thotë organizata.

Top Channel