Fëmijë dhe gra shtatzëna të prekur/ Covid-19, Bino u përgjigjet pyetjeve: Do aplikohet një test i ri

07/04/2020 13:36

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino i është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga mediat, lidhur me situatën pandemike në vend.

Bino tha se në Shqipëri ka pasur edhe gra shtatzëna dhe fëmijë të prekur me Covid-19, por që kanë qenë me simptoma të lehta dhe janë mirë.

A ka të prekur të tjerë nga Task Force? 

Pyetja është për të shuar kureshtjen dhe mendoj që nuk është mirë që t’i përmendim se janë njerëz që pavarësisht se kanë qenë me sëmundje kanë dhënë kontributin nga shtëpia dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ka pasur gra shtatzëna të infektuara?

Kemi pasur gra shtatzëna me Covid dhe gjendja e tyre ka qenë e mirë, nuk kemi parë forma të rënda e të mesme të sëmundjes, kanë qenë forma të lehta.

Po femijë?

Kemi pasur femijë të prekur, me forma të lehta dhe asimptomatike dhe janë gjurmuar si persona kontakti dhe jo si shenja të sëmundjes dhe kemi të shëruar.

Flitet për një test të ri që do aplikohet?

Do aplikohet një test i ri në ndihmë të diagnozes qe është një test i ri që ndihmon diagnozën e sëmundjes, për sa i takon matjes së imunitetit në popullatë, kjo do planifikohet dhe do kryhet sapo teste të tilla të jenë gati.

Top Channel