F1/ Vijojnë reduktimet e pagave, Williams e Racing Point

07/04/2020 12:01

Skuderitë britanike të Formula 1 duhet të përballen me një krizë të thellë ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi dhe për këtë arsye ato po marrin masa drastike.

Pas McLarenit që ka përgjysmuar pagat e të gjithë punonjësve të tij, ato që hynë në veprim në këtë aspekt ishin Williams dhe Racing Point.

Skuderia e Williams në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se do pezullojë nga puna shumë punonjës, të paktën deri në fund të muajit maj. për momentin te kjo skuadër do të mbeten në shërbim personeli me vjetërsi më të madhe në punë, menaxherët kryesorë dhe pilotët, por për këta të fundit do të ketë reduktim të pagave me 20%.

E njëjta histori edhe për skuadrën e Racing Point që është në zotërim të manjatit Lawrence Stroll dhe që vitin tjetër do t’ia lërë vendin në Formula 1, Aston Martinit.

“Nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë-theksohej në komunikatën e Williams-por një zgjedhje e nevojshme për t’u garantuar kthimin në punë të gjithëve dhe për të siguruar rifillimin e aktiviteteve kur të jetë kaluar situata me coronavirus.

Top Channel