“E përqafova unë për ty”/ Letra prekëse e mjekut italian, dërguar një vajze që humbi të atin

07/04/2020 14:55

“Babin e përqafova unë në vendin tënd, para se ta çonim në dhomën e kujdesit intensiv. I thashë që do shërohej dhe po e mbanim me oksigjen”, i shkroi një mjek nga Crema e Italisë, vajzës së një pacienti i cili ndërroi jetë nga pandemia Covid-19.

Mjeku i shkroi një mesazh në telefon vajzës duke i thënë se ai dhe kolegët ishin munduar shumë që ai të shërohej, por në fund, nuk ia dolën dot.

“I thashë se do e shtronim dhe do shërohej. Ne bëmë gjithçka ishte e mundur. U munduam shumë që babai yt të mos ndihej vetëm duke treguar vëmendje të vazhdueshme dhe ai nuk kishte frikë. Unë u mundova shumë, i dhashë gjithë oksigjenin e mundur. Nuk doja që të shkonte kështu, gjithsesi nëse ju bën të ndiheni më mirë, dua t’ju them se ai nuk vuajti, sepse personalisht u kujdesa shumë për të.”

Top Channel