Mbas këtyre dyerve po zhvillohet procesi me kërkues Izet Haxhinë i cili në situatën e pandemisë Covid-19 kërkon të shkojë në shtëpi e për rrjedhim ti ndryshojë masa e sigurisë.

Ka një fluks të madh kërkesash, veçanërisht të paraburgosurve por edhe ato të burgosurve që nuk përfitojnë liri të posaçme për të shkuar në shtëpi.

Po drejtësia do të qëndrojë e e pezulluar deri datën 22 prill, një vendim i afishuar kudo nëpër gjykata për të mbajtur parasysh ruajtjen e distancës dhe të masave me qëllim mos përhapjen e virusit Covid në gjykata.

Në këtë kuptim gjykatat do vazhdojnë punën në distancë dhe të vetmet shërbime që ofrohen do të jenë pikërisht shqyrtimi i kërkesave te avokatëve, por edhe kërkesa është e ndaluar të dorëzohen pranë sporteleve dhe për rrjedhim avokatët njoftohen që kërkesat ti dorëzojnë përmes postës.

Por çfarë do të thotë drejtësi e pezulluar?

Së pari publiku e la të ndaluar të hyjë në sallë, përfshi edhe media. Të vetmit që hyjnë në sallë janë avokatët prokurorët dhe gjykata.

Rreziku i dytë lidhet me afatet e paraburgimit por sidoqoftë prokuroria po tregohet dhe po dorëzon dosje në gjykatë dhe ky fenomen referohet në gjykatën e Tiranës, e cila gjithashtu nuk e lejon publikun për gjykata dhe gjykim pa publik.

Teksa këshilli i lartë gjyqësor thekson se duhen të zhvillohen vetëm proceset urgjente dhe te ngutshme, i tillë është edhe procesi me të dyshuar Henri Çili e të tjerë, një seancë që po zhvillohet në katin e parë dhe ka lidhje me kompetencat pasi kjo çështje i kaloi për referencë prokurorisë së posaçme SPAK.

Dhe siç kuptohet edhe gjykata e avokatët veç tunikës kanë vendosur edhe maskën për të ruajtur tjetrin.

Top Channel