Ruajtja e distancave dhe mbajtja e mjeteve mbrojtëse, maskë dhe doreza, është domosdoshmëri gjatë lëvizjeve të detyruara jashtë shtëpisë, por respektimi i këtyre masave vazhdon të jetë problematik për shumë persona në Durrës.

Në hyrje të godinës qëndrore të filialit të “Postës Shqiptare” dhe brenda saj është dashur që sot të vendosen shërbime policie për t’u kujtuar njerëzve të ruajnë distancën teksa qëndrojnë në rradhë për të kryer pagesa dhe marrë shërbime pranë sporteleve të postës.

Në kushtet kur mbajtja e dorezave njëpërdorimshme apo dhe maskave ka kosto të lartë për ekonomitë familjare, për shkak të mungesës në treg dhe rritjes së ndjeshme të çmimeve të tyre, ajo e ruajtjes së distancës është në vlerësim dhe një detyrim, në këtë periudhë për të shmangur përhapjen e virusit.

Top Channel