Covid-19/ Boris Johnson në terapi intensive, Basha mesazh: Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju

07/04/2020 10:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i uroi shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Ai vazhdon të jetë në terapi intensive, pasi gjendja e tij u përkeqësua të hënën.

“Qytetarët e Britanisë së Madhe kanë nevojë për ju në luftën kundër #COVID-19. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për kryeministrin dhe të dashurit e tij. Të vendosur dhe të bashkuar ne do t’i kalojmë edhe keto kohë tepër sfiduese”, shprehet kreu i opozitës në mesazhin e tij, drejtuar ambasadorit të Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.
  Kryeministri britanik dërgohet në terapi intensive
  Trump ofron ndihmë për shërimin e kryeministrit të sëmurë britanik
  Boris Johnson në terapi intensive, doktor Pipero shpjegon situatën ku ndodhet kryeministri i Anglisë

Top Channel