Vijon të rritet bilanci i viktimave dhe të prekurve me Covid-19 në mbarë botën.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 403 viktima në Belgjikë duke e çuar totalin e përgjithshëm në 2,035 persona.

1,380 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit me koronavirus duke e çuar totalin ne 22,194.

Lajmi i keq është se 1,260 persona në Belgjikë ndodhen në terapi intensive dhe në gjendje të rëndë shëndetësore kurse 4,157 të tjerë janë rikthyer në shtëpi tashmë të shëruar nga koronavirus.

Bilanci vazhdon të rritet, 75,269 viktima janë konfirmuar nga të gjithë vendet e botës, si dhe një numër i lartë i të infektuarve arrin në 1,351, 752 persona të konfirmuara deri më tani.

Top Channel