Ushtaret italiane ne nje foto propogandistike ne sheshin Skenderbej me xhamine e Et'hem Beut ne sfond dhe kullen e sahatit, dy simbolet e Shqiperise.

Pushtimi italian i Shqipërisë (7 prill – 12 prill, 1939) ishte një fushatë e shkurtër ushtarake e Mbreterisë së Italisë kundër Mbreterisë së Shqipërisë. Konflikti erdhi si rezultat i politikës imperialiste të diktatorit italian Benito Mussolini.

Shqipëria u pushtua në menyrë të shpejtë. Sundimtari i saj, mbreti Zog u detyrua të mërgonte dhe vendi u bë pjesë e Perandorisë Italiane si një protektorat në bashkim personal me Kurorën Italiane.

Shqipëria kishte kohë që ishte me rëndësi të konsiderueshme strategjike për Mbretërinë e Italisë. Strategjistët detar italianë lakmonin portin e Vlorës dhe ishullin e Sazanit në hyrje të gjirit të Vlorës, pasi do t’i jepnin Italisë kontrollin e hyrjes së detit Adriatik. Për më tepër, Shqipëria i mundësonte Italisë një pikë zbarkimi ku mund të hynin më tej në Ballkan. Në periudhën e vonshme osmane, me një zbehje të rëndësisë së Islamit, lëvizja nacionaliste shqiptare mori mbështetjen e fortë të dy fuqive të detit Adriatik, Italisë dhe Austro-Hungarisë të cilat ishin të shqetësuara prej Pansllavizmit në Ballkan dhe hegjemonisë anglo-franceze që përfaqësohej nëpërmjet Greqisë në rajon. Para Luftës së Parë Botërore Italia dhe Austro-Hungaria kishin qenë mbështetëse të krijimit të një shteti shqiptar të pavarur. Në fillim të luftës, Italia kishte shfrytëzuar mundësinë për të pushtuar gjysmën jugore të Shqipërisë, për të parandaluar pushtimin prej Austro-Hungarezëve. Ky sukses nuk zgjati shumë, teksa rezistenca shqiptare me anë të Luftës së Vlorës dhe problemet vendore të pasluftës e detyruan Italinë për tu tërhequr në 1920. Dëshira për të kompensuar për këtë dështim do të ishte një nga motivet kryesore të Musolinit për të pushtuar Shqipërinë.

Shqipëria ishte e rëndësishme kulturalisht dhe historikisht për synimet nacionaliste të fashistëve italianë pasi territori shqiptar kishte qenë pjesë e Perandorisë Romake prej kohësh, edhe para aneksimit të Italisë së veriut prej romakëve. Më vonë, gjatë Mesjetës, disa zona bregdetare (si Durrësi) ishin ndikuar dhe zotëruar prej fuqive italiane, kryesisht Mbretëria e Napolit dhe Republika e Venedikut për shumë vite. Regjimi fashist italian e legjitimizoi pretendimin mbi Shqipërinë nëpërmjet studimeve duke deklaruar lidhjen racore midis italianëve dhe shqiptarëve, sidomos në krahasim me jugosllavët sllavë. Fashistët italianë pretenduan se shqiptarët ishin të lidhur nëpërmjet trashëgimisë etnike me italianët për shkak të lidhjeve midis popujve parahistorik të Italiotëve, Romakëve dhe Ilirëve, dhe se influenca madhore i treguar prej perandorive romake dhe venedikase mbi Shqipëri justifikonte të drejtën e Italisë për ta zotëruar.

Kur Musolini mori pushtetin në Itali ai u kthye me interes të ri drejt Shqipërisë. Italia filloi hynte në ekonominë shqiptare në 1925, kur Shqipëria ra dakord për të lejuar Italinë që të shfrytëzonte burimet e saj minerare. Kjo u ndoq nga Pakti i Parë i Tiranës në 1926 dhe Pakti i Dytë i Tiranës në 1927, me anë të së cilit Shqipëria dhe Italia hynë në një aleancë mbrojtëse. Midis gjërave të tjera qeveria shqiptare dhe ekonomia subvencionoheshin nga kreditë italiane dhe Ushtria Mbretërore Shqiptare jo vetëm që trajnohej nga instruktorë ushtarak italian, por shumica e oficerëve në ushtri ishin italianë; italianë të tjerë ishin të vendosur në vende të larta në qeverinë shqiptare. Një e treta e importeve shqiptare vinin nga Italia.

Pavarësisht influencës së fortë italiane, Mbreti Zog refuzoi të dorëzohej plotësisht ndaj presionit italian. Në 1931 ai haptazi u çua kundër italianëve, duke refuzuar të rinovonte Paktin e vitit 1926 të Tiranës. Pasi Shqipëria nënshkroi marrëveshje tregtare me Jugosllavinë dhe Greqinë në 1934, Musolini bëri një përpjekje të dështuar për të frikësuar shqiptarët duke dërguar një flotë luftanijesh në Shqipëri.

Lindja e afërt e një fëmije mbretëror shqiptar kërcënonte që t’i jepte Zogut një dinasti që do të zgjaste. Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë (15 mars 1939) pa njoftuar Musolinin që më parë, diktatori italian vendosi që të vazhdonte me aneksimin e tij të Shqipërisë. Mbreti i Italisë Viktor Emanueli III e kritikoi planin për të marrë Shqipërinë si një risk i panevojshëm. Roma, megjithatë, i dërgoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, ku kërkonte dakordësi me pushtimin. Mbreti Zog refuzoi të pranonte para në këmbim të pranimit të një pushtimi dhe kolonizimi italian të Shqipërisë.

Qeveria shqiptare u përpoq ta mbante sekret lajmin e ultimatumit italian. Ndërsa Radio Tirana vazhdimisht transmetonte se asgjë nuk po ndodhte, njerëzit u bënë dyshues dhe lajmi i ultimatumit italian u shpërnda prej burimeve jozyrtare. Më 5 prill i biri i mbretit lindi dhe lajmi u deklarua prej topave. Njerëzit u derdhën nëpër rrugë të alarmuar por lajmi i princit të sapolindur i qetësoi. Njerëzit ishin dyshues se diçka tjetër po ndodhte, gjë e cila çoi në një demonstratë anti-italiane në Tiranë në të njëjtën ditë. Më 6 prill kishte disa demonstrata në qytetet kryesore të vendit. Në po atë pasdite, 100 avionë italianë fluturuan mbi Tiranë, Durrës dhe Vlorë duke hedhur fletëpalosje që udhëzonin njerëzit t’i dorëzoheshin pushtimit italian. Populli ishte mjaft i zemëruar me këtë shfaqje force dhe kërkoi që qeveria të rezistonte dhe të lironte shqiptarët e arrestuar si “komunistë”. Ndërsa një mobilizim i rezervistëve u thirr, shumë oficerë të lartë u larguan nga vendi. Gjithashtu, qeveria po zbehej. Ministri i Brendshëm, Musa Juka u largua për në Jugosllavi në të njëjtën ditë. Ndërsa Mbreti Zog transmetoi se do t’i rezistonte pushtimit italian, njerëzit ndiheshin sikur po braktiseshin nga qeveria e tyre.

Më 7 prill trupat e Mussolinit, të drejtuara nga gjeneral Alfredo Guzzoni, sulmuan gjitha portet e Shqipërisë njëkohësisht. Flota italiane përbëhej nga luftëanijet Giulio Cesare dhe Conte di Cavour, 3 heavy cruiser, 3 light cruiser, 9 destroyers, 14 torpedo, 1 minelayer, 10 anije ndihmëse dhe 9 anije transporti. Anijet u ndanë në katër grupe dhe zbarkuan në Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Sarandë. Në Durrës, një forcë prej 500 shqiptarëve, xhandarëve dhe vullnetarëve, e udhëhequr nga Abaz Kupi (komandanti i xhandarmërisë së Durrësit), dhe Mujo Ulqinaku, i rezistuan forcave italiane. Të armatosur me armë të lehta dhe tre mitralozë, mbrojtësit rezistuan disa orë. Pas zbarkimit të një numri të madh të tankeve nga anijet, rezistenca u thye dhe brenda 5 orëve italianët morën qytetin.

Kur mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë, Zogu nuk i shpalli gjendjen e luftës Italisë dhe kjo qe vetëvrasje politike e cila e dëmtoi jo vetëm atë por edhe Shqipërinë. Kjo çoi në trajtimin e Zogut në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. Pasi grabiti arkën e financës shtetërore[17][18], u largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim. Me të dëgjuar këtë lajm, një masë e zemëruar njerëzish sulmoi burgjet, liroi të burgosurit dhe plaçkiti rezidencën e Zogut. Në ora 1:30 pm në ditën e parë gjitha portet shqiptare ishin në duart italianë. Në ora 9:30 a.m. ditën e 8 prillit, trupat italiane hynë në Tiranë dhe morën gjitha ndërtesat qeveritare. Kolonat e ushtarëve italianë marshuan drejt Shkodrës, Fierit dhe Elbasanit. Shkodra u dorëzua në mbrëmje pas 12 orëve luftime. Gjatë sulmit italian në Shkodër turma sulmoi burgjet dhe liroi 200 të burgosur.

Shtypi francez i kohes raportonte pushtimin e Shqiperise dhe arratisjen e mbretit Zog dhe familjes se tij ne Greqi.

Arratisja e Zogut krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Benito Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.

 

FOTO GALERI
1/51

Top Channel