6 autoambulancat e para nga Turqia/ Xhaçka njofton se brenda pak javësh vijnë edhe…

07/04/2020 13:24

Sot mbërritën gjashtë autoambulancat e para nga Turqia, si pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.

Ministrja Olta Xhaçka ishte vetë prezente aty dhe tha se brenda pak javësh, do mbërrijnë edhe me qindra uniforma, cadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile, të gjitha të brenduara për herë të parë me logon e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile.

Postimi i Xhaçkës:

Mbërritën 6 autoambulancat e para nga Turqia, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat tona të Armatosura.

Në Komandën Mbështetëse brenda pak javësh, do mbërrijnë edhe me qindra uniforma, cadra e pajime që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile, të gjitha të brenduara për herë të parë me logon e Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile.

Mirënjohje Turqisë për ndihmën e pakursyer edhe në ditët tona më të vështira.

Top Channel