U infektua me CoVid-19, Manastirliu tregon gjendjen shëndetësore të mjekut Roland Xhaxho

06/04/2020 18:52

TIRANË- Gjendja e mjekut Roland Xhaxho i cili ka rezultuar i prekur nga CoVid-19, është e stabilizuar. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila thekson se ka biseduar me mjekun.

Ndërkohë mjeku Xhaxho edhe pse i infektuar ka preferuar që tu jap një dorë kolegëve të tij tek Infektivi, sigurisht me të gjitha masat mbrojtëse.

“Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi I fundit, pra është I shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

Top Channel