Teatri online në Prishtinë/ Teatri i Kosovës do japë shfaqje për adhuruesit

06/04/2020 20:37

Dritat u fikën e perdja ju lëshua skenës, por teatri sot do të jetë më pranë adhuruesve se kurrë.

Nga data 8 deri me 30 prill me të nis ora 20, qytetarët mund të hapin faqen e Teatrit Kombëtar të Kosovës për të parë direkt shfaqjet.

Drejtori i teatrit, Adrian Morina tregon se me këtë duan t’u japin mundësinë të gjithëve për të qenë sa më afër artit në veçanti në këtë kohë pandemie.

Komedia “I ligu për mend” e transmetuar me 3 prill arriti të fitojë shikues që nuk kishin qenë asnjëherë në teatër.

Iniciativës ju bashkuan edhe teatrot komunale.

Gjatë këtyre javëve qytetarët mund të shohin shfaqje të aktorëve vendor nga komedia e deri te tragjedia, nga regjisor vendor, rajonal e ndërkombëtar me vetëm një klik.

Top Channel