“S’ka politikë me virusin”/ Ambasadori britanik, thirrje politikanëve të Kosovës

06/04/2020 11:27

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u bëri thirrje politikanëve kosovarë, të mos merren me politikë, në kohë krize pandemike.

Në këto kohë të vështira, bashkëpunimi mes komuniteteve siç e pamë atë në mes të ministrit Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiqit dhe në mes të kryetarit të Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri dhe atij të Veriut, Goran Rakiq, është i mirëpritur dhe për t’u përshëndetur. Siç ka thënë mbretëresha dje, nëse mbetemi të bashkuar dhe të vendosur, do të tejkalojmë këtë sëmundje. Nuk ka politikë me virusin. Populli i Kosovës nuk meriton më pak”, ka shkruar Abott.

Top Channel