Situata në kufij/ Rama i prerë: Kush ka rezidencë jashtë nuk do hyjë, të tjerët karantinë në hotele me shpenzimet e veta

06/04/2020 13:45

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim online me qytetarët ku preku edhe çështjen e qytetarëve që duan të hyjnë në vend.

Rama tha se kush ka rezidencë jashtë nuk do hyjë, ndërsa të tjerët do futen në karantinë 14 ditë, në hotele me shpenzimet e veta.

“Dua t’ju them pa entuziasëm , me bindje dhe optimizëm ecuria është goxha pozitive, në radhë të parë falë jush, falë 99 e më shumë shqiptarëve që po bëjnë më të mirën e tyre në këtë luftë.

Ku 04 apo 05 përqind e të të papërgjegjshme nuk duan të dëgjojnë masën e madhe , janë një minë me sahat, që duhet ta adresojmë me patjetër.

Ka shumë e shumë halle, çështje me të cilët shumë përballen , por me besoni që po merremi me to ditë e natë. Më lejoni të prek një çështje , si ajo e kufijve, të atyre që kuturisen të vijnë në kufi. Shpreh keqardhjen për disa media që i transmetojnë sikur janë live.

Në Kakavijë tani s’kemi asnjë që do të vijë, në Kapshticë janë 90 makina që janë banorë rezidentë në Greqi, që s’kanë asnjë urgjencë, por thjesht duan të takojnë familjen. Në një kohë tjetër kjo që po them duket absurde por tani, sot, dekurajojmë maksimalisht hyrjen ne kufi. Sot kush bën patriotin, vajtimtarin, përmes pengesës që krijohet për të hyrë në atdhe synon të nxisë katastrofë, nuk është sekret, që Sali berisha ka vetëm një synim: Të rishkatrrojë Shqipërinë për qëllimet e tij. E solla emrin e tij si një zanafillë e nxitjet së rrëmujës, por jo vetëm, e një zinxhiri vdekjesh.

E pa pranueshme që të nxitet kjo situatë dhe të nxiten njerëzit që të vijnë drejt kufijve dhe të konfliktohen me policinë. Ne kemi vendosur që brenda 24 orësh të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm dhe kush do vijë në kufij tokësor me dokumente rezidente në vende të tjera nuk do hyjë, ndërsa të tjerët do karantinohen në hotele me shpenzimet e veta.

Kjo është e vetmja mënyrë, që të mbrojmë vendin tonë nga katastrofa. Ardhja në Shqipëri sot është e papranueshme nga ata që janë rezidentë jashtë. Brenda 24 orësh do bëhet publike se si do veprohet për ata që janë në kufij”, tha Rama.

Top Channel