Libri në këto kohe izolimi nuk është më i vetmi mik i fëmijëve. Për shkak të mësimit online, Telefoni celular gjithashtu.

Me mbylljen e shkollës, nxënësja e klasës së tretë, Anja Tosniku, ashtu si gjithë bashkëmoshatarët e saj kanë hapur një grup të përbashkët whats app ku e zhvillojnë mësimin.

‘Me mësimin online disa lëndë nuk i kuptojmë . Si matematika . Mami dëgjon videot e bëhet si mësuesja ime e dytë.

Tani duhet të hapim telefonin që më pare nuk ka qenë i lejuar fare dhe duhet te marrim detyrat aty.

‘Është pak i vështirë mësimi online sepse duhet t’i leme dhe telefonat në duar, ndërkohë që ajo mund të hutohet me diçka tjetër dhe shpërqendrohet e nga mësimet. Në kohën që është duke mësuar e ka mendjen dhe te tv , nuk është njësoj si në klasë’..

Ministria e arsimit ka orientuar mësuesit për mënyrën e komunikimit me nxënësit nëpërmjet platformave digjitale, si dhe u rekomandon që për çdo klasë të hapet një grup në facebook ku të postohen materialet për çdo mësim apo pyetjet që kanë nxënësit. Dhe ne nje kërkim te shpejtë shikon që në facebook janë hapur së fundmi shumë grupe klasash që nga e para e deri te e 12 . Por kjo nga ana tjetër rrezikon të miturit në një rrjet të hapur jo të sigurtë për ta.

‘Ka pasur disa ndërhyrje edhe te facebook edhe te rrjetet e tjera që fëmijët të cilët jane minorenë dhe mund te bien pre e abuzimit e dhunës etj, nuk duhet të drejtohen te rrjetet sociale.

Tani ministria e arsimit i rikthen keto ne mangësi te një platforme të përbashkët që duhet ta kishte bërë me kohë, sepse ligji i arsimit parauniversitar e njeh në nenin 16 formën e arsimimit në shtëpi.

Por nuk mund të krijosh ti rrjete sociale, një në facebook një vibër apo whats app duke e përdorur fëmijën si lodër për eksperiment. Fëmijët jo vetëm janë të rrezikuar por nesër ai e ka si justifikim se thotë mua shkolla ma la, pse s’më linte ti të hap një profil facebooku..

Nje fëmijë ne klasë te parë a të tretë që ka facebook, e imagjinoni dot?!

Top Channel