Shkencëtarët në dilemë: A do ndihmojë nxehtësia e verës në mposhtjen e Covid-19?

06/04/2020 11:01

Teksa bota numëron 1,277,204 të prekur dhe 69,568 jetë të humbura nga pandemia Covid-19, njerëzimi kërkon të dijë përgjigjen e radhës: A do ndihmojë nxehtësia e verës në mposhtjen e virusit?

Vetë shkencëtarët janë në pikëpyetje nëse rritja e temperaturave apo vera do ndikojë në ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë që në Britani apo Evropë pritet të shënohen temperatura mbi 20 gradë Celsius së shpejti, shkencëtarët do të monitorojnë se si reagon koronavirusi në këto kushte të reja.

Epidemitë e gripit zhduken kur dimri përfundon, por a do të ndodhë edhe me koronavirusin?

Në një artikull të “The Guardian” shkruhet se një studim i familjes së koronavirusit, nga vjen dhe COVID- 19 u publikua dhe javën e kaluar dhe tregonte pikërisht se koronaviruset në shkurt kanë një numër shumë të lartë infektimi kurse në verë shumë ulët. Studime të tjera tregojnë se koronaviruset janë sezonale në klimat e buta.

Top Channel