Rama nuk i ndahet matematikës së PD: S’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit!

06/04/2020 11:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në twitter me një status kundër PD, sa i përket deklaratave të tyre për strategjinë e testimeve.

Duke ironizuar kryeministri thotë se “PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit”.

Statusi i Ramës

PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42

Top Channel