Lamtumira e Gëzim Krujës/ Artisti shkodran përcillet nga pak njerëz

06/04/2020 20:34

Mjeshtri i Madh i humorit Gezim Kruja u nda nga jeta mesditën e së dielës për tu përcjellë për ne banesën e fundit nga nje numër tepër i kufizuar miqsh dhe familjarësh të afërt.

Kolegët nuk mundën t’i japin dot lamtumirën e fundit ashtu sikurse do të donin, sepse ai me la këtë botë në nje kohe pandemie. Përshkoi edhe njëherë rrethin e Teatrit Migjeni më pas rrugët e zbrazura për tek varrezat e qytetit. Ashtu sikurse këto rrugë janë edhe tani bosh në qytetin e Shkodrës.

Vajtimet e familjarëve duket sikur i dëgjon e gjithë kjo lagje, ku Gezim Kruja ka jetuar e ka rritur nipër e mbesa. Ka shumë pak njerëz në krahasim me ata cka donin të ishin për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Bashkëshortja, djemtë, vellezërit e nipërit jane ata qe i japin duartrokitjen e fundit.
Kolegët e tij, një pjesë e vogël, qëndruan aty pranë kortezhit. Ndërsa pjesa më e madhe e tyre qëndruan në shtëpi. Për të respketuar rregullat në kushte pandemie.
Përcjellja e fundit do të kalonte përgjatë teatrit Migjeni e më pas ajo u drejtua në varrezat e qytetit. Trupin e tij të pajetë nuk e ndoqën dot për ne banesën e fundit pjesa më e madhe e të dashurve. Djali i tij , Clirim Kruja, kujdeset për detajet e fundit, që edhe në këto momente të vështira gjithçka të shkoje sic i ka hije Mjeshtrit të Madh. Pavarësisht kohës në të cilës i dha lamtumirën kesaj bote, Gëzim Kruja, iku nga kjo jetë i rrethuar më dashuri dhe përkujdesje, deri në frymën e fundit.

Top Channel