Lajmi i hidhur për Pep Guardiolën, koronavirusi i merr njeriun e shtrenjtë

06/04/2020 16:41

Mamaja e trajnerit shumë të njohur Pep Guardiola, Dolore Sala, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Lajmi është konfirmuar nga media angleze ku shkruajnë se Dolore Sala ka ndërruar jetë në moshën 82- vjeçare pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë se disa ditë më parë ishte pikërisht trajneri i Manchester City ai që dhuroi 1 milion euro për të ndihmuar luftën ndaj koronavirusit në Spanjë. Paratë shkuan për fondacionin Angel Soler Daniel Foundation për t’u shpenzuar për pajisje mjekësore.

Ndërkohë numri i viktimave të shkaktuara nga coVid-19 vijon të rritet.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel