Kakavijë/ Disa persona në pritje për të hyrë në Shqipëri, s’ka informacioni zyrtar mbi situatën

06/04/2020 10:26
Fotot ilustruese, e disa ditëve më parë nga Kakavija

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka rreth 4-5 persona në pritje për të hyrë në Shqipëri.

Ata nuk kanë dokumentacion që autorizon hyrjen dhe ju është kërkuar të kthehen pas. Shumë persona të tjerë kryesisht të rinj po përdorin kalimet e klandestinëve për të hyrë në Shqipëri.

Ata që pikasen nga policia gjobiten me 10 mijë lekë dhe lihen të lirë.

Pika e kalimit kufitar të Kakavijës u mbyll për mediat që prej ditës së djeshme me argumentin se kufiri është i mbyllur.

Kjo është hera e parë që vendosen barriera edhe për raportimin. Gjithashtu mungon plotësisht informacioni zyrtar mbi situatën.

Top Channel