Covid-19 në Kosovë, 3 viktima/ Sot humbën jetën edhe 2 persona

06/04/2020 12:51

Dy pacientë të prekur nga koronavirusi kanë vdekur të hënën në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Sot, me datë 06.04.2020, në Klinikën Infektive të QKUK-së, dy pacientë me COVID -19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) kanë përfunduar me vdekje”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.

Sipas tij, të dy pacientët kanë pasur sëmundje shoqëruese. Me shifrat e sotme, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në tre. Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 145 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 23 pacientët që janë shëruar. Nga radhët e komunitetit serb, deri më 3 prill, janë infektuar 16 persona. Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Top Channel