“Burgu, me vendim gjykate”/ Vishaj: Paralajmërimi i Ramës është heqje lirie, pra qëndrim në shtëpi

06/04/2020 20:29

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndëshkimin e të gjithë atyre që i konsideroi si kokëshkretë dhe që thyejnë rregullat e karantinimit në situatë pandemie.

A është kushtetuese dhe ligjore? Një paralajmërim të tillë e ka dhënë edhe më herët kryeministri italian.

“Unë mendoj që është keqkuptuar paralajmërimi i kryeministrit, nuk besoj që ka thënë burg, masa e burgut vendoset vetëm me vendim të gjykatës . Besoj që kuptimi është heqje lirie, që do të thotë qëndrojë në shtëpi, pra karantinim dhe unë e përgëzoj për këtë masë”, shprehet avokati Saimir Vishaj.

Por a hiqet liria me akt normativ?

“Nuk kemi një kufizë të heqjes së lirisë por një parandalim me akt normativ të gjithë personave që thyejnë fashën e orareve për shkak të epidemisë apo situatës të jashtëzakonshme që ndodhet vendi. Është kufizim i përkohshëm i lirisë me akt normativ. Nuk kam dëgjuar nga kryeministri të thotë fjalën burg”.

Kush e zbaton?

“Vetëm Policia e Shtetit, ka marrë të gjithë përmasat sepse është i vetmi organ ekzekutiv për ti kryer. Nuk ka vendim gjykate, në rastin konkret jemi në një situatë të jashtëzakonshme ku prevalon akti normativ”.

Top Channel