Krerët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë, kanë mirëpritur emërimin e Mirosav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së, si dhe u kanë bërë thirrje palëve që ta rifillojnë dialogun Kosovë- Serbi.

Në një deklaratë të lëshuar për media, thuhet se emërimi i Lajçakut, dëshmon angazhimin e fortë të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi për normalizim të marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim emërimin e Miroslav Lajçak, si Përfaqësues i Posaçëm i Përfaqësuesit të Lartë/ Nënkryetarit të Komisionit Evropian Borell për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e fortë të BE-së në Dialog. Ne u bëjmë thirrje të dy palëve të angazhohen me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së të sapoemëruar dhe të rifillojnë procesin pa vonesë”,thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Kosova vuri tarifë për mallrat e Serbisë. /Telegrafi/

Top Channel