20 vjeçarja e humbur gjendet e vrarë, banda e mori peng teksa takonte miqtë

06/04/2020 20:56

Një vajzë që kishte humbur prej një jave është gjetur e vrarë pasi një bandë e kishte marrë peng teksa shkonte të takonte miqtë e saj.

Tre njerëz u arrestuan për vrasjen e 20 vjeçares tragjike Mary Collins, tha policia e Karolinës së Veriut ne SHBA.
Viktima ishte parë herën e fundit mbrëmjen e 28 marsit teksa shkonte në qendër të qytezës Charlotte, NoDa, për të takuar miq.
Por një ditë më pas famijla e raportoi të humbur. Policia gjeti trupin e saj më 4 prill në rrugën Rollerton Road në NoDa.
James Salerno, 20, Lavi Pham, 21, dhe Kelly Lavery, 24, u arrestuan dhe akuzuan për pengmarrje e vrasje.
Policia tha se po prisnin rezultatin zyrtar të identifikimit dhe se e reja e vrarë dukej se kishte paaftësi konjitive.
Ata shtuan se informacionet e dhëna nga komuniteti çuan në gjetjen e trupit.
Të dhënat tregonin se Salerno kishte qenë i arrestur për disa shkelje drogash e grabitjesh prej vitit 2017, ndërsa Lavery kishte një arrestim të mëparshëm për sulm ndaj personit. Tre të dyshuarit dalin nesër në gjyq.

FOTO GALERI
1/5
Viktima ishte parë herën e fundit mbrëmjen e 28 marsit teksa shkonte në qendër të qytezës Charlotte.

Top Channel