Xavi një patriot i madh, i dhuron një shumë të majme spitalit të Barcelonës

05/04/2020 00:06

Ish-“ylli” i Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez, dhe bashkëshortja e tij kanë dhuruar një milion euro (1.08 milion dollarë) për qendrën spitalore të qytetit të Barcelonës, për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së Koronavirusit.

“Xavi Hernandez dhe Nuria Cunillera kanë bërë një donacion prej një milion eurosh për të ndihmuar në përballjen me COVID-19. Faleminderit shumë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj … Të gjithë së bashku do t’ia dalim,” – reagoi të shtunën spitali.

“Nuria dhe unë e mbështesim spitalin e Barcelonës në luftën kundër koronavirusit. Falë donacioneve që merr, spitali ka blerë pajisje për pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor ”, – tha Xavi në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Lionel Messi, Pep Guardiola, Rafael Nadal dhe Pau Gasol janë disa nga “yjet” e sportit në Spanjë që kanë dhuruar ose udhëhequr fushata për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar në luftimin e virusit vdekjeprurës.

Top Channel