Trekëndëshi i Përputhen! Albani do të prishë lidhjen e Inës dhe Gerit?!

05/04/2020 17:40

Ina, Geri dhe Albani, duket se janë kthyer në trekëndëshin më të ri të “Përputhen”. Ina me këta dy djemtë ka bërë më shumë takime se sa pjesën tjetër të panelit të djemve dhe e ka shprehur hapur vlerësimin ndaj tyre. Mirëpo duket sikur takimin mes Inës dhe Gerit, Albani nuk e ka pritur dhe aq mirë dhe shpesh gjatë fjalës së tij shpreh hapur momente xhelozie.

Ai, e përkufizoi marrëdhënien e krijuar nga Ina me Gerin si “Sipërmarrësja dhe punëtori” (Sipërmarrësja Ina dhe punonjësi Geri) dhe asgjë më shumë se kaq. Edhe pse shpesh e ka cilësuar veten si një person që e ka të vështirë për të shprehur ndjenjat e brendshme, ai sot mori “guximin” dhe u shpreh se ka një pëlqim për Inën, sepse në të kundërt nuk do të ishte pjesë e emisionit.

A do ndikojë kjo deklaratë në marrëdhënien mes Inës dhe Gerit?!

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel