“Të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak”/ Covid-19, Papa Françesku: Ta ndihmojmë atë që vuan

05/04/2020 14:39

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, presidenti i vendit, Ilir Meta shpërndau disa mesazhe të paqta e shpresëdhënëse të Papa Françeskut, të dhëna sot gjatë Meshës së të Dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve

“Duke uruar shëndet të plotë për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, dhe shërim të shpejtë për të prekurit, po ndaj me ju këto mesazhe të paqta e shpresëdhënëse të Papa Françeskut, të dhëna sot gjatë Meshës së të Dielës së Larit në prag të fillimit të Javës së Madhe të Pashkëve, që na frymëzojnë, na japin forcë e kurajo për të kaluar këto momente tepër të vështira!

“Drama, që po jetojmë, na nxit ta marrim seriozisht çka është serioze e të mos merremi me gjëra që vlejnë pak e aspak; të zbulojmë se jeta nuk shërben, nëse nuk shërbehet. Sepse jeta matet me masën e dashurisë. Të përpiqemi ta ndihmojmë atë që vuan; që është i vetmuar, që ka nevojë. Mos të mendojmë vetëm për çka na mungon, por për të mirën, që mund të bëjmë. Natyrisht të duash, të lutesh, të falësh, të kujdesesh për të tjerët, në familje a në shoqëri, mund të kushtojë shtrenjt. Mund të duket udhë kryqi. Po udha e shërbimit është udhë fitimtare, udhë që na shpëtoi, që na e shpëton jetën”, – na porosit të gjithëve Papa Françesku.

SË BASHKU DO T’IA DALIM! ??
ZOTI I BEKOFTË FAMILJET TUAJA! ?”, shkruan Meta.

Top Channel