Mustafaj, një libër me novela/ Ditët e izolimit të shkrimtarit: Po shkruaj edhe një roman

05/04/2020 17:02

Ne kemi ardhur në Priskë. Në shtëpinë e Shkrimtarit dhe publicistit Besnik Mustafaj për të parë se si ai po i kalon këto ditë. Mustafaj si njeri i angazhuar me politikën dhe letërsinë, këtë kohë reflektimesh si po e përjetoni?

Të them të drejtën nuk ka ndonjë ndryshim të madh në organizmin e ditës. Nuk kam refleksione të veçante sepse s’ka ndryshuar gjë. Jetoj këtu, zgjohem në të njëjtën kohë dhe filloj e shkruaj.

Libri juaj i fundit ; Dëmtuar gjatë rrugës, është një metaforë e modernitetit, duket sikur keni bërë parashikime?

Në kuptimin e kontekstit jo, por në kuptimin e anktheve e pasigurisë poz.

Zakonisht shkrimtarët e parapëlqejnë izolimin. Çfarë po shkruani?

Po mbaroj një libër me novela që do ta botoj në vjeshtë. Izolimi ka të njëjtën vazhdimësi. Tani kam filluar një roman të shkurtere që nëse karantina vazhdon do ta përfundoj shpejt.

Cilat do të jenë pasojat në shoqërinë shqiptare pas kësaj?

Prognozat janë të vështira. Unë përcaktoj që shoqëria shqiptare është e tronditur, sepse individi është i tronditur. Socializimi i ndaluar do të lërë pasoja. Shqiptarët janë popull që e kanë specifike qasjen me imediaten. Tani kanë filluar të jetojnë më afatmesmen. Kjo lloj tronditje…nuk e di si do të mund ta kapërcejnë. Nëse nuk e kapërcejnë shpejt do të ketë pësuar dëm indi i shoqërisë shqiptare.

Si të duken masat që ka marrë qeveria?

Askush në botë nuk e ka konsideruar veten “babai i kombit”, Rama është shpallur si babai i gjithë shqiptarëve. Këtu fillon një problem i madh. Pastaj ligjërimet e tij kanë diçka karikaturiale, sepse i shkojnë një prifti, një hoxhe, thelbi i ligjërimeve të tij është ; lani duart! Gjëra që në asnjë kryeministër në botë nuk i sheh.

Po pasojat ekonomike si i shihni?

Nuk jam ekspert, por dëgjoj njerëz që ankohen dhe kuptoj alarmin që ka pushtuar shumë njerëz. Në rradhë të parë punëdhënësit dhe investitorët prodhuesit pastaj edhe varfëria që po thellohet dhe numri i madh i njerëzve në pragun e varfërisë.

Cila është gjëja e parë që do bëni kur të ikni nga karantina?

Nuk me ka shkuar në mendje. Do të më shkonte në mendje nëse do isha në panik. Në keni një darkë me një grup miqsh. Të takohemi dhe të mendojmë argëtime të tjera.

Duket se këtu në Priskë është një vend perfekt për karantinë?

Asgjë s’ka ndryshuar, e vetmja gjë është që na është bashkuar djali im, sepse fëmijët e kalojnë më mirë kohën me qentë në bahçe. Ju dhe kameramani jeni të vetmit që e keni kaluar pragun e derës.

Faleminderit! Qëndroni të shëndetshëm!

Edhe ju kujdesuni për veten.

/Jetona Koçibelli/

Top Channel