Meksikë, përleshje midis trafikantëve të drogës: 19 të vdekur

05/04/2020 10:56

Një përleshje mes dy bandave të trafikantëve të drogës në shtetin verior meksikan të Chihuahua rezultoi në vdekjen e të paktën 19 personave.

Agjentët që mbërritën në vendngjarje zbuluan 18 armë të kalibrit të madh, dy automjete dhe dy granata dore.

Sipas të dhënave të [para përleshja përfshinte burra nga grupi Gente Nueva nga Sinaloa Cartel dhe të tjerët nga Juarez Cartel.

Top Channel