Kolumbi/ Shpërthim në një minierë, 11 të vdekur

05/04/2020 10:49

Një shpërthim i fortë ndodhi në Kolumbi në një rrjet prej tre minierash qymyri jo larg nga Bogota, ku të paktën 11 persona humbën jetën.

Aksidenti ndodhi në fshatin Pueblo Viejo në komunën e Cucunubá.

Shpërthimi u tha se ishte shkaktuar nga një akumulim gazi brenda një tuneli.

Top Channel