Irani ka raportuar 158 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 3.452 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë u testuan 2.560 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 55.743.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet 19.736 persona, ndërkohë që 4.103 pacientë janë në gjendje kritike.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA, mbi 59 mijë njerëz kanë vdekur, ndërsa mbi 228 mijë të tjerë janë shëruar.

Top Channel