CoVid-19/ Britania konfirmon 621 viktima në 24 orët e fundit

05/04/2020 15:41

621 pacientë të tjerë në spital kanë vdekur pas kontraktimit të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Numri total i viktimave ka shkuar në 4,934.

Departamenti i Shëndetësisë tha gjithashtu se, që nga 9 e mëngjesit të Dielën, janë testuar gjithsej 195.524 persona nga të cilët 47.806 testuar pozitivë.

Uellsi raportoi 12 vdekje të tjera të njerëzve që kishin testuar pozitivisht për Covid-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në vend në 166.

Ndërsa në Skoci numri i viktimave ka shkuar në 220.

Top Channel