Christopher Cross rezulton pozitiv me COVID-19: Sëmundja më e keqe që kam pasur ndonjëherë

05/04/2020 09:38

Christopher Cross është personi i famshëm i fundit që është diagnostikuar me coronavirus, ka zbuluar këngëtari dhe tekstshkruesi amerikan.

Artisti 68-vjeçar përmes një postimi të publikuar në Facebook të premten, ka njoftuar se ai ishte në mesin e numrit të përshkallëzuar të amerikanëve të infektuar me COVID-19.

Cross me prejardhje nga Texas aludoi gjithashtu se luftonte me simptomat e virusit.

“Unë nuk jam në zakonin e atyre të diskutoj çështje mjekësore në rrjetet sociale, por e bëj këtë me shpresë se kjo do t’i ndihmojë njerëzit e tjerë të kuptojnë se sa serioze dhe sa ngjitëse është kjo sëmundje. Megjithëse jam me fat që jam duke u kujdesur për këtë në shtëpi, kjo është ndoshta sëmundja më e keqe që kam pasur ndonjëherë”, ka shkruar ai në mëngjes të premten.

Cross kishte një mesazh për ditët e sotme në mbarë botën, për ata të cilët mund të mos e kuptojnë realitetin e rreptë të coronavirusit.

“Për ata prej jush që ende nuk besojnë se virusi COVID-19 është i vërtetë, ose mendoni se është një ‘mashtrim’ ose pjesë e ndonjë komploti, këshilla ime për ju është që të kuptoni tani se kjo është një sëmundje vdekjeprurëse që përhapet si zjarr i egër në të gjithë botën”.

Ai më pas u bëri thirrje fansave të tij që të bëjnë tre gjëra: qëndroni në shtëpi dhe vetë-karantinë, lani duart ‘sa herë në ditë që mundeni, dhe së fundi, “të ndiqni shkencën’.

Christopher gjithashtu u lut që lexuesit e tij të ishin të mirë me njëri-tjetrin.

Cross është i njohur më së miri për hitet e tij, “Arthur’s Theme (Best That You Can Do)” dhe”Sailing”, të cilat u publikuan të dy në fillim të viteve 1980.

Top Channel