Bëri foto më kushërinjtë me qengjin në hell pa respektuar distancat, Kujtim Gjuzi sqaron të vërtetën

05/04/2020 19:53

Deputeti i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi postoi disa ditë më parë në rrjetet e tij sociale një foto me kushërinjtë e tij duke pjekur një qengj në hell.

Në momentin kur e gjithë popullata ka marrë urdhra të prerë për të ruajtur distancën sociale, Gjuzi u shfaq mes tyre duke i shkelur katërcipërisht këto rregulla.

Teksa ishte në një lidhje direkte në “E Diell” në Top Channel nga shtëpia e tij në fshatin Kameras, Fushë –Krujë, Gjuzi sqaroi:

“Nipi im kishte ditëlindjen atë ditë dhe ne u mblodhëm këtu për të festuar sepse kishte shpëtuar edhe nga një aksident i rëndë automobilistik” pohoi ai.

Por pse nuk i respektoi distancat deputeti shqiptar?

“Vetëm gripi nuk mund të vijë në Albanopolis” tha me batutë Gjuzi duke iu referuar prejardhjes historike të fshatit Kameras.

Top Channel