“Përputhen” është rubrika e emisionit “E Diell” që ka bërë bashkë, debatin, sarkazmin dhe të papriturat. Gjatë komenteve të konkurrenteve, shpesh ndodh që krijohen dhe debate mes tyre. Vorbullës së debatit kësaj here, nuk i shpëtoi Denisi dhe Antoneta.

Disa javë më parë Denisi, deklaroi se do të dilte në takim vetëm me Inën, ndërsa nuk ishte i hapur për të dalë me dy vajzat e tjera të panelit, Antonetën dhe Edonën. Mirëpo, duket se ky “betim” është thyer shumë shpejt, pasi këtë javë Denisi ishte në një takim me Edonën. Gjatë komenteve Ina reagoi duke thënë që “nuk i plaste” se çfarë bënte Denisi dhe se ishte i lirë që të bënte çfarë të dëshironte. Po me të njëjtën gjuhë u përgjigj dhe Denisi dhe kjo mesa duket shkaktoi zemërimin e Antonetës.

Denisi: Fakti që unë pranova me dalë dhe me Edonën, ideja është këtu që as mua s’më plas. Dua të njoh edhe Antonetën gjithashtu. Kam kërkesa nga fansat që kanë dëshirë që të na shohin dhe në një takim bashkë.

Antoneta: Ok. Përsa i përket këtij komenti, është një koment në fakt që nuk është se po e dëgjoj për herë të parë. Po e dëgjoj për herë të parë nga Denisi, por e kam dëgjuar dhe nga persona të tjerë. Dua që t’ia tërheq pak veshin djemve që e përdorin këtë si argument. Nuk ka lidhje fare me kërkesën e fansave sepse nuk është çështja që po bëjmë shoë ne këtu për të kënaqur publikun. Tani ne nuk do dalim sepse e kërkon publiku diçka të tillë. Ne dalim kur kemi një lloj ndjesie për dikë dhe duam ta njohim. Po jo tani, i paskan kërkuar Denisit njerëzit për të takuar vajzat e tjera dhe hajde se po dalim. Ç’është ky argument? Si të ndihem unë? Ky është një koment shumë negative, kjo më bën të ndihem shumë keq mua. Ç’është ky koment mor Denis. Dëshiron me dalë me mua sepse të kanë kërkuar njerëzit e tjerë. E ke seriozisht? Nuk janë komente fare këto për një person maxhoren këto.

Denisi: Nuk është se e kanë thënë fansat por po e them unë. Unë u shpreha që e kanë thënë edhe ata, po duke marrë parasysh ata që e kam thënë unë.

Antoneta: O Denis më mirë kërko ndjesë për komentin, tani mos na merr për budallenj këtu dhe të ndryshosh fjalën.

Top Channel