Ambasada amerikane: Duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19

05/04/2020 15:59

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përgëzuar ato që i ka konsideruar si përpjekje të vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe pjesëtarëve tjerë të shoqërisë që po punojnë në parandalimin e përhapjes së sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Megjithatë, kjo ambasadë ka theksuar se sëmundja mposhtet duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, dhe duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve shëndetësorë. Deri më tani në Kosovë është raportuar për 140 persona të infektuar dhe një të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Aktualisht Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka iniciuar mocionin e mobesimit ndaj qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve që ka zhvilluar me liderë të partive politike në Kosovë, i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje emrin e mandatarit për formimin e qeverisë së re./REL

Top Channel