Liga e Kampioneve dhe Europa League duhet të përfundojnë brenda 3 gushtit. Ky është afati përfundimtar i vendosur nga UEFA që u pohua nge vetë presidenti i saj Aleksander Ceferin në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

Në intervistën e tij theksoi se eventet evropiane në 3 gusht duhet të jenë mbyllur të gjithë duke shtuar se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme, ndeshjet e Champions dhe Europa League mund të zhvillohen në të njëjtat data me kampionatet dhe në të njëjtat orare.
Një tjetër cështje që preku Ceferin në intervistën e tij ishte ajio e formateve të këtyre kompeticioneve. Kreu i UEFA theksoi se këto dy kompeticione mund të luhen me sistemin aktual, me ndeshje unike duke hedhur short për skuadrën që do të jetë pritëse ose në fushë neutrale.
Së fundmi në media u hodh hipoteza e organizimit të Ligës së Kampioneve në formatin “Final Eight” ose “Final Four”, por për Ceferin për momentin kjo ide mbetet thjesht një teori. Por prioritet i UEFA mbetet shëndeti kolektiv i vënë në një provë të vështirë nga emergjenca coronavirus. Ceferin theksoi se do të ishte një gabim zhvillimi i ndeshjeve në një mënyrë që vë në rrezik shëndetin e lojtarëve, tifozëve dhe arbitrave, por nëse shëndeti nuk do të jetë në rrezik dhe se ka siguri, atëherë nuk ka asnjë problem që skuadrat të zbresin në fushën e lojes.
në fund Ceferin theksoi se po punohet me të gjitha Federatat për mbylljen e sezonit.

Ai konfirmoi se është krijuar një grup pune me përfaqësuese të UEFA, kampionateve e klubeve, por shtoi se nëse autoritetet nuk do të lejojnë kthimin në fushat e lojës, atëherë nuk do të luhet. Presidenti i UEFA e mbylli intervistën e tij duke thënë se sido që të jetë, është më mirë të luhen ndeshjet pa tifozë, sepse futbolli është ai që duan njerëzit.

Top Channel