A është i infektuar me Koronavirus? Përgjigjja befasuese e Kujtim Gjuzit

05/04/2020 20:37

Disa ditë më parë lajmi se deputeti konservator Kujtim Gjuzi ishte i infektuar me koronavirus “mori dhenë” në rrjete sociale.

Në një postim në Facebook, që mbante emrin e deputetit shkruhej: Duke qenë se kam miqësi pellazgjjke me Alimadhin (deputeti i infektuar), kisha filluar të kem shenja të këtij virusi famëkeq. Sot pas marrjes te rezultati doli se jam pozitiv me covid-19”.

Mirëpo këtë lajm e përgënjeshtroi vetë Kujtim Gjuzi teksa ishte i ftuar me anë të një lidhje direkte në “E Diell”. Teksa u pyet nga gazetari Ervin Kurti në lidhje me këtë çështje, Gjuzi u shpreh se nuk ka shans dhe të gjitha parametrat i ka makro.

Duke vijuar më pas me humor se ka qenë vetëm njëherë i shtruar në spital, kur e ka goditur Genc Tomorrin teksa luanin futboll. Sakaq, deputeti sqaroi se ka qenë në krye të detyrës dhe i është gjendur pranë personave në nevojë siç janë: Komuniteti Rom dhe të burgosurit. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

 

Top Channel