Ukraina dërgon 20 personel mjekësor në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit

04/04/2020 19:16

Sot njëzet punonjës mjekësorë të minsitrisë së shëndetësisë dhe të ministrisë së brendshme të Ukrainës kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar doktorët atje në luftën kundër epidemisë së koronavirusit.

Sipas raportimeve të gjithë doktorët zgjodhën vullnetarisht të shkonin në Itali, ndërsa pas disa ditësh dërgesa do të ndiqet nga një tjetër me pajisje dezinfektuese.

“Sot po dërgojmë 20 punonjës për të ndihmuar në rajonin Marche. Për ne është e rëndësishme të ndihmojmë miqtë në kohë të vështira. Në Itali punojnë shumë ukrainas dhe kjo është një shfajqe solidariteti”, tha ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel