Çdo javë, Besnik Lala nga një fshat i Maminasit sjell në spital nënën e sëmurë. Ajo është e diagnostikuar me cerozë hepatike, po ndërsa vjen në spital me autoambulancë shqetësim mbetet kthimi në banesë, pas vendosjes së ndalimqarkullimit.

Më parë, ai mund ta përballonte kthimin, po tani kufizimet në lëvizje të automjeteve i rëndon edhe gjendja financiare e tij. Ka mbetur i papunë në këtë situatë.

”Ngaqë jemi dhe papunë nga kjo situatë e krijuar ne e kemi shumë problem kthimin në shtëpi. deri tani falë bluzave të bardha edhe urgjenca na është përgjigjur duke na marrë, po problemin e kemi për kthimin mbrapsht se nuk kemi as mundësi. Nuk kemi as makinë”.

I bëj thirrje kryeministrit të na ndihmojë për këtë. Më përpara punoja në ndërtim dhe e përballoja, po tani nuk kam mundësi.

Edhe familjarë të pacientëve të tjerë, kryesisht ata që vijnë nga fshatrat, përballen me vështirësi në qarkullim pasi transporti publik është i bllokuar dhe gjetja e një automjeti që lëviz jashtë orarit të qarkullimit thuajse e pamundur.

Top Channel