Sot 11 vite nga anëtarësimi në NATO, Basha publikon videon: Përkushtimi ynë u shpërblye. Bashkë do t’ia dalim!

04/04/2020 15:40

Sot mbushen 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe nuk mungoi as urimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se kujton me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.

Duke mos lënë pa përmendur dhe situatën në të cilën vendi ynë dhe e gjithë bota ndodhet, ai shkruan: ”Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë!”

Top Channel